Me Fibank mund të kryeni disa pagesa nëpërmjet palëve të treta, ose mund të regjistroheni për shërbimet e e-banking dhe të autorizoni pagesa automatike për këto shërbime.
Ju mund të paguani faturat tuaja në tre mënyra të përshtatshme:
• Pagesa Përmes E-Banking / Mobile Banking
o Qasje e shpejtë dhe e lehtë në opsionet tuaja të pagesës, të disponueshme 24/7.
o Paguani faturat direkt nga kompjuteri ose telefoni juaj personal.
• Shërbimi i automatizuar i debitimit të llogarisë
o Zgjidhni një datë për pagesat mujore të faturave të shërbimeve komunale dhe Fibank do të debitojë automatikisht llogarinë tuaj atë ditë.
o Sigurohuni që llogaria juaj të ketë fonde të mjaftueshme në datën e pagesës për të përfunduar transaksionin.
• Paguani në degët e Fibank
o Vizitoni ndonjë nga degët tona për ndihmë personale.
Përse pagesat automatike me Fibank?
- Kurseni kohë
- E lehtë pasi paguani nga kompiuteri juaj.
Fibank mundëson pagesën automatike të faturës së energjisë elektrike dhe UKT-së!
- Shërbimi automatik i debitimit të llogarisë -
• Ky shërbim ju ofron që në çdo datë të zgjedhur nga ju, të debitohet automatikisht llogaria juaj për faturën mujore të energjisë elektrike dhe atë të ujit.
• Në datën e zgjedhur, mjafton vetëm që ju të keni fonde të mjaftueshme në llogarinë nga ku është urdhëruar kjo pagesë.
Info: Për çdo pyetje apo informacion ju mund të na kontaktoni me e mail: info@fibank.al ose tel pa pagesë 0800 01 11"
- Vizitoni një degë të Fibank sipas zgjedhjes suaj;
- Plotësoni një formular për abonimin e shërbimit;
- Specifikoni numrat e pajtimtarëve dhe numrat e telefonit faturat për të cilat dëshironi të paguhen automatikisht përmes llogarisë tuaj.
Ndryshimi ose anulimi i regjistrimit:
Ndryshimi ose anulimi i një regjistrimi mund të bëhet në çdo degë të Fibank. Nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e shërbimit ju do të duhet të informoni Bankën dhe të anuloni regjistrimin tuaj.