Siguria 3D e verifikuar nga Visa

Kartat Visa të lëshuara nga FiBank janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të mbajtjes së informacionit CHIP&PIN. Përveç kësaj, me qëllim rritjen e sigurisë për blerjet online, këto karta kanë edhe funksionin 3D Secure.

Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by VISA” nga VISA ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky është një shërbim falas që siguron një nivel më shumë sigurie në të gjitha faqet e internetit pjesëmarrëse, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj në internet.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni regjistruar në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, Kodi një përdorimësh të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. 

*Verifikoni numrin e telefonit që keni regjistruar në bankë. Kodi një përdorimësh do të dërgohet tek ky numër.


Për të kryer me sukses proçesin e 3D Secure ju lutem ndiqni hapat e mëposhtme:

  1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas do ju shfaqet dritarja e sigurise 3D, në të cilën pasi të keni  verifikuar numrin tuaj të telefonit dhe të dhënat e transaksionit, do ju kërkohet të vendosni K1P (Kodin Një Përdorimësh).
  3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D cilin duhet ta vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
  4. Transaksioni konfirmohet me sukses.

Në SMS-në e mbërritur në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të sakta.


Si të njohim tregtarët 3D Secure?

Për të kuptuar nëse tregtari ku ju po kryeni blerjen e ofron shërbimin e sigurisë 3D, ju duhet të kontrolloni në faqen e tregtarit për logot Verified by VISA ose SecureCode. 

Nëse logot ekzistojnë, tregtari ku ju po kryeni blerjen ofron shërbimin e sigurisë.Gjithashtu, tregtarët të cilët ofrojnë këtë shërbim mund të identifikohen edhe gjatë blerjes. Pasi të vendosni në faqen e tregtarit të dhënat e kartës, do t’ju shfaqet një faqe tjetër, për të kryer fillimisht regjistrimin dhe më pas vendosjen e Kodit një Përdorimësh.