Credit Cards
The credit card is not a necessity, but a convenience!
Shuma minimale që duhet të shlyhet para datës së fundit të periudhës falas është e përcaktuar në nxjerrjen e faturës mujore, dhe është 5% e vlerës së përdorur. Në rast së ky detyrim nuk shlyhet për dy ose më shumë periudha, atëherë karta juaj do të bllokohet.
Banka riprinton automatikisht kartën që skadon (kartën e debitit ose të kreditit) në rast se ju e keni përdorur atë për një periudhë deri në 6 muaj për kartën e debitit dhe deri në 12 muaj për kartën e kreditit para datës së skadencës, dhe në rast se karta juaj nuk ka qenë e bllokuar për ndonjë arsye të caktuar. Ju do të njoftoheni për riprintimin e kartave në numrin tuaj celular ose mund të paraqiteni pranë degës/punonjësit të shërbimit.