Debit Cards
Banka riprinton automatikisht kartën që skadon (kartën e debitit ose të kreditit) në rast se ju e keni përdorur atë për një periudhë deri në 6 muaj për kartën e debitit dhe deri në 12 muaj për kartën e kreditit para datës së skadencës, dhe në rast se karta juaj nuk ka qenë e bllokuar për ndonjë arsye të caktuar. Ju do të njoftoheni për riprintimin e kartave në numrin tuaj celular ose mund të paraqiteni pranë degës/punonjësit të shërbimit.
Menjëherë duhet të telefononi në një nga numrat e mëposhtëm:
- +355 4 276 756
- 0800 0111
Karta juaj do të bllokohet për të parandaluar çdo abuzim të mundshëm. Ju duhet të paraqiteni në Bankë dhe të plotësoni një aplikim për riprintim të kartës. Karta e riprintuar do të ketë numra të rinj dhe afat skadence të re, në mënyrë që të minimizohet risku i cdo abuzimi të mundshem.
Po, në cdo ATM të Fibank ju mund të ndryshoni PIN-in.
Fillimisht duhet të kontrolloni se cilës banke i përket ATM-ja. Pastaj telefononi në një nga numrat e vendosur ne faqen tone dhe ndiqni udhëzimet te cilat do tju jepen.