Treasury Bills
Bono Thesari janë letra me vlerë të borxhit të lëshuara në formën e regjistrit nga Ministria e Financave në emër të Qeverisë Shqiptare.
Bonot e Thesarit janë letra me Vlerë afat shkurtër me maturim deri në një vit. Në Shqipëri emetohen Bono Thesarit me afat maturimi 3, 6 dhe 12 muajsh. Afati është diferenca midis datës së investimit dhe datës së maturimit.
Emetimi
Bonot e Thesarit emëtohen në formën e regjistrit, veprime në llogari, që do të thotë se Bonot e Thesarit nuk kanë një formë fizike, por investitorit i jepet një çertifikatë pronësie ose një vërtetim tjetër për të verifikuar transaksionet e bëra me Bonot e Thesarit. Rregjistri i Bonove të Thesarit mbahet nga Banka e Shqipërisë ose nga një bankë tjetër e licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Shqiptare për këtë qëllim.
Tregetimi
Bono Thesari shiten me zbritje nga vlera nominale e tyre. Diferenca midis vlerës nominale dhe çmimit të blerjes është interesi i fituar nga investimi në Bono e Thesarit. Investitori në datën e blerjes paguan vetëm çmimin e blerjes bazuar në vlerën nominale dhe normën e skontimit (Yield).
Shembull:
Vlera nominale: LEK 300,000.00
Yield: 7.00%
Ditët deri në maturim (D): 364
Cmimi I blerjes = 300,000 / (1+ 7.00%/365 * 364) = 280,424.09
Shuma e interesit = Vlera nominale - Cmimi I blerjes = 300,000.00 - 280,424.09 = 19,575.91
Në datën e maturimit, paguhet vlera nominale ose Bonot e Thesarit mund të riinvestohen. Interesi i fituar nga investimi i Bono Thesari është subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Tatimet mbi të ardhurat mbahen në datën e maturimit.
Taksimi
Interesi i fituar është subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimet mbahen në datën e maturimit dhe/ose në datën e tregëtimit.
Tregu Primar është tregu i emetive të Letrave me Vlerë te reja. Letrat me vlerë mund të blihen nga Banka e Shqipërisë, bankat e nivelit të dytë, institucionet financiare dhe individët.
Tregu primar i letrave me vlerë organizonhet nga Banka e Shqipërisë në emër dhe për Ministrinë e Financave. Tregëtimi I Bonove të Thesarit bëhet përmes shitjes ne ankand në treg primar, i cili është organizuar nga Banka e Shqipërisë në periudha të rregullta kohore.
Ankandet normalisht organizohen të diten e martë, por emetimi I Letrave me Vlerë bëhet pas dy ditëve të punës, zakonisht të enjten. Ankandi shpallet më përpara nga Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nëpërmjet informacionit publik në faqet e tyre përkatëse të internetit.
Kushtet e punë s per pjesemarrje ne treg primar:
Norma fillestare e emetimit | Norma e skontimit përcaktohet nga ankandi |
Shuma minimale e pjesëmarrjes në ankand | LEK 300,000.00 / EUR 2,000 |
Shuma maksimale | Për kërkesa jokonkuruese është deri në LEK 30 million/ EUR 50,000. Për shumat mbi 30 million leke/50,000 EUR, kërkesat klasifikohen konkuruese |
Rritja e shumes | Shuma mund të rritet me shumëfisha te LEK 10,000.00/EUR 500 |
Fibank ofron mundësi për individët që të marrin pjesë në këto ankande të në treg primar (organizuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë) në sportelet e saj bankare.
Ju mund të merrni pjesë në këto ankande: duke autorizuar Fibank për të marrë pjesë në ankand në emrin tuaj.
Shënim: Për informacion të mëtejshëm, ju lutemi kontaktoni Departamentin tonë të Kujdestarisë dhe Depozitarit ose Departamentin e Thesarit.
Tregu sekondar është tregu ku një investitor blen një Leter me vlerë nga një investitor tjetër, te ndryshëm nga emetuesi.
Tregu sekondar i Letrave me Vlerë është i organizuar përmes telefonit, REUTERS dhe formave të tjera të komunikimit përmes "tregtarëve".
Fibank shet Bono Thesari nga portofoli I saj nga disa ankande me afate të ndryshme të maturimit. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.
Fibank blen Bono Thesari nga të gjitha ankandet të cilat kanë te pakten 1 ditë të mbetur deri në maturim. Për këtë lloj shërbimi nuk paguhet asnjë komision.
Kuotimet e letrave me vlere mund ti gjeni ne tabelën e kuotimeve ose ju mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e letrave me Vlerë në tregun sekondar. Data e transaksionit është T + 2.
Tregu me pakice është tregu ku banka shet direkt tek individët.
Bonot e Thesarit tregëtohen lirshëm; Ato mund të shiten dhe të blihen para afatit të maturimit.
Tregëtimi i Bonove të Thesarit mund të bëhet për bonot e thesarit me 1 ditë të mbetur deri në maturim. Interesi i fituar mund të tërhiqet çdo herë, duke filluar nga data e investimit deri në datën e maturimit.
Tregëtimi mund të bëhet nga të gjitha subjektet e liçensuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të Shqipërisë, ku bëjnë pjesë edhe bankat tregëtare.
Fibank shet Bono Thesari me një vlerë minimale prej 300,000 ALL / 2,000 EUR në lekë, e cila rritet me shumëfisha të 10,000.00 ALL / EUR 500. Fibank tregton Bono Thesari nga ankande me afate të ndryshme maturimi.
Për investimet ne Bonot e Thesarit nga portofoli i tregtimit të Fibank-it, nuk paguhet asnjë komision. Në këtë rast klienti do të paguajë çmimin e blerjes në bazë të çmimit të kuotuar për ditët e mbetura deri në maturim.
Për Bonot e Thesarit të shitura para datës se maturimit të tyre në zyrat Fibank, nuk aplikohet asnjë komision. Në këtë rast çmimi llogaritet në bazë të yield-it të ofruar të bankës dhe ditëve e mbetura deri në maturim.
Ju mund ti referoheni tabelës së kuotimeve ose mund të kontaktoni Departamentin e Thesarit për të gjitha kuotimet e tregut me pakicë. Data e transaksionit është T + 2.