Monedha

LEK, EUR, USD

Afati

4 vjecare

Shuma minimale

100,000 Lek, 1000 EUR/USD


Karakteristikat e Depozitës:

  • Depozita Dinamike 4-vjeçare, një lloj depozite progresive me norma interesi vërtet konkurruese.
  • Monedhat LEK, EURO dhe USD.
  • Shuma minimale
    • ALL 100,000
    • EUR 1,000
    • USD 1,000
  • Afati është 4 vite.
  • Interesi paguhet në bazë vjetore.
  • Tërheqja e pjesshme ose e plotë e depozitës sjell ndërprerje të parakohshme.
  • Në rast ndërprerje të parakohshme, klienti përfiton principalin e plotë dhe interesat e viteve të mëparshme por jo interesin e vitit gjatë të cilit ndërpritet depozita.
  • Kjo depozitë mund të përdoret si kolateral.


Më shumë:

  • E dizenjuar vetëm për klientë Individë.
  • Shtesat në depozitë nuk janë të lejuara.
  • Interesi i depozitës paguhet në fund të çdo viti.
  • Depozita Dinamike rinovohet si Depozitë Standarte 1–Vjeçare, sipas buletinit ne fuqi në datën e rinovimit.


Shënim

Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".


Cilat janë përfitimet e klientit?

  • Normat e interesit janë shumë konkuruese në treg.
  • Interesi mund të paguhet në fund të çdo viti.
  • Shuma e interesit në fund të vitit të parë i kreditohet klientit në llogari.
  • Nuk aplikohet tarifë për hapjen e depozitës dhe për mirëmbajtje llogarie.


A mund ta tërhiqni depozitën tuaj përpara datës së maturimit?

  • PO. Ju mund të tërhiqni një pjesë ose të gjithë depozitën tuaj para datës së maturimit.
  • Ju nuk përfitoni interes vetëm vitin në të cilin tërhiqet depozita.


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozitë në çdo degë Fibank.


Ju do t'ju kërkohet:

  • Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
  • Mandatin e arkëtimit në depozitë;
  • Nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank.

Ju mund të adresoni çdo pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqesia jonë që t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.