Pasqyra mbi tarifat e aplikuara

I/E Nderuar Klient/e!

Në zbatim të pikës 7 të rregullores Nr. 59, datë 21.12.2022 të aprovuar nga Banka e Shqipërisë, “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e Pagesave dhe shërbimin e transferimit të llogarive të Pagesave”, Banka është e detyruar të vendosë në dispozicionin tuaj një pasqyrë të tarifave më përfaqësuese të mbajtura gjatë vitit në llogarinë tuaj rrjedhëse.

Pasqyra e tarifave lidhur me llogarinë tuaj do t’ju dërgohet nëpërmjet email. Klientët të cilët nuk arrijnë të marrin këtë email, por kanë një llogari rrjedhëse pranë Fibank, janë të lutur të paraqiten pranë degëve ku do mund të pajisen me pasqyrën e tarifave për llogarinë e tyre.

Ju sjellim dhe njëherë në vëmendjen tuaj, se qëllimi i këtij njoftimi është thjesht informues, dhe nuk dikton pagesën e asnjë tarife shtesë.

Për çdo pyetje apo paqartësi, jemi në dispozicionin tuaj për sqarime të mëtejshme.

Faleminderit që keni zgjedhur Fibank!