Karriera


Pse Fibank?

First Investment Bank, Albania Sha (Fibank) luan nje rol te rendesishem ne tregun bankar shqiptar.

Ne jemi të orientuar ekskluzivisht tek klientët tanë dhe u ofrojmë atyre një larmi produktesh dhe shërbimesh bankare inovative. Në aktivitetin tonë ne zbatojmë dhe zhvillojmë standarde të larta të punës. Ne jemi krenarë për ekipin tonë profesionist të organizuar dhe kreativ.


Për ata që dëshirojnë të punojnë në First Investment Bank, Albania Sha ne u ofrojmë:

  • mundësi për performancë profesionale dhe zhvillim të karrierës në një institucion financiar dinamik dhe inovativ;
  • shpërblim konkurrues bazuar në rezultate;
  • punojnë në një ekip të ri dhe krijues.


Nëse do te jeni pjese e ekipit tone, do tju ofrohet:

  • Trajnime
  • Shpërblim konkurrues
  • Kolegë bashkepunues
  • Drejtues me përvojë
  • Menyre pune, sipas standardeve evropiane

 

Pozicione Vakante

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e Fibank, Albania dhe ekipit tone profesional, Ne ju ofrojmë pozicionet vakante të mëposhtme:

 

 

Për te aplikuar, per pozicionet vakante, ju duhet te dergoni ne adresen e emailit hr@fibank.al.:

CV-në e përditësuar;
Letrën e interesit.

Shqyrtohen CV-të e depozituara pranë Burimeve Njerëzore dhe përzgjidhen kandidatët për intervistë, që i përmbushim kriteret, sipas njoftimit për vendin vakant të punës. Vetem kandidatët e përzgjedhur nga intervista e parë, të përfshirë në "short list", do të kontaktohen dhe ftohen për një intervistë të dytë.

Shënim: Kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për te zhvilluar intervistë.

 

Mundësi Praktike në Fibank, Albania!

Fibank, Albania beson në rëndësinë e investimit tek të rinjtë e talentuar dhe përgatitjen për karrierën e tyre. Ju keni mundësinë të zbuloni më shumë rreth vetes duke marrë pjesë në programet që ofrojmë për studentët. Përfundimi i një praktike në Fibank do të thotë të mësosh të punosh në një ekip me mbështetjen e profesionistëve me përvojë.

Ne, si bankë inovative në treg, synojmë transmetimin e eksperiences tonë në gjeneratat e ardhshme. Një numër i konsiderueshëm studentësh në vit i drejtohen Bankës për të zhvilluar praktikën profesionale. 

Ofrojmë praktikë profesionale deri në tre-muaj në fusha të ndryshme, ku studentët mund të krijojnë një bazë të fortë të njohurive për strukturën bankare, modelin e punës, procedurat etj. 

Bazuar në vlerësimin e performancës së praktikantëve, krijohet një grup me praktikantët potencial për rekrutim, për tu përfshirë me tej në proçeset e rekrutimit për pozicionet vakante që hapen në bankë.

Në rast aplikimi individual për programin, studentët duhet të dërgojnë dokumentat e mëposhtëme në adresën e postës elektronike: hr@fibank.al

  1. Curriculum Vitae;
  2. Letër motivimi;
  3. Diplomë & Lista e notave (në rast të përfundimit të universitetit ose listë notash dhe vërtetim nga shkolla në rast se është student);
  4. Referenca nga një lektor/profesor i Universitetit.

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kritereve të mëposhtme:

Nota mesatare mbi 8;

Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;

Aftësi të mira të punës në grup;

Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze