back

Qeverisja - FIBANK

Banka e Parë e Investimeve,Albania Sha ( e quajtur ne vijim Fibank, Albania) është shoqëri aksionare, bazuar në legjislacionin tregëtar dhe bankar te Republikës së Shqipërisë. Eshtë themeluar dhe regjistruar në rregjistrin tregëtar në datë 19.04.2006. Kapitali i Fibank, Albania është në shumën 1,516,516.86 lek, i ndarë në 1,413,000.00 aksione të regjistruara, me vlerë nominale 1.073,26 lek.

Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri sha ka aksionarin e vetëm First Investment Bank, Ad Sofie, Bullgari.

Anëtarë të Këshillit Drejtues:

Chavdar Zlatev - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Zlatev u bë pjesë e Fibank në vitin 2004 si kryespecialist në fushën e kredidhënies, pranë Departamentit të SME-ve. Më pas u emërua zëvendës drejtor i të njëjtit departament. Nga viti 2006 në 2009 ai ishte Drejtues i Degës Vitosha të Fibank. Për periudhën 2010-2011 ka qënë Drejtor i "Divizionit të Rrjetit të Degëve" dhe në fillim të 2011-tës, u emërua Drejtor i Departamentit të Korporatave. Z. Zlatev ka eksperiencë bankare edhe pranë Bankës Tregtare Unionbank Sha, si kryespecialist në fushën e kredidhënies. Ai ka diplomë master në degën Makroekonomi, pranë Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, Sofie, Bullgari.
Z. Zlatev është anëtar i Këshillit Drejtues të Fibank, Albania.

Nikolai Sergeevich Dragomiretzki - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Dragomiretzki u bë pjesë e Këshillit drejtues të Fibank, Albania, në vitin 2015. Gjatë karrierës së tij në tregun bankar ka kryer funksione të ndryshme edhe në nivele drejtuese. Në vitin 1994 ka punuar Komisioner pranë "First financial brokerage house" Sofia, Bullgari. Në vitin 2001 është emëruar Drejtor i Departamentit të "Tregut Monetar", pranë "First Financial Brokerage House", Bullgari. Në vitin 2011, z. Dragomiretzki është emëruar Drejtor Ekzekutiv pranë "Ecobultech AD". Në vitin 2014 z. Dragomiretzki është emëruar Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Universal Investment Bank, Republika e Maqedonisë.

Stanimir Mutafchiev - Anëtar i Këshillit Drejtues

Z. Mutafchiev ju bashkua First Investment Bank, AD, Sofie, Bullgari në pozicionin Këshilltar ligjor, në vitin 2002 u promovua Kryekëshilltar ligjor. Përpjekjet dhe profesionalizmi i tij, u vlerësuan dhe në vitin 2003 u promovua në pozicionin e Drejtorit të departamentit ligjor. I shquar për talentin e tij në fushën ligjore, menaxheriale dhe administrative, njohje të mirë të legjislacionit ndërkombëtar, në vitin 2007- 2012, u emërua anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Union bank, Maqedoni dhe në vitin 2013 u emërua anëtar i Këshillit drejtues të Fibank, Albania.
Z.Mutafchiev ka diplomë Master në Drejtësi, pranë Universitetit "Kliment Ohridski", Sofie, Bullgari. Eshtë njohës i mirë i gjuhës angleze.

Petya Stoyanova – Antare


Znj.Soyanova, ka punuar ne pozicione te ndryshme menaxhimi per me shume se 10 vite. Pozicionet kosiderohen te jene komplekse, duke kombinuar pergjegjesite per operacione ekselence, arritje stategjike ashtu si dhe marredhenie me kliente aktual dhe te prespektives nga vende dhe industry te ndryshme.
Keto 3 vitet e fundit, Petya Stoyanova eshte menaxhere e larte te DXC Technology (formuar nga shkririja e CSC dhe Enterprise Services business e Hewlett Packard Enterprise Company, se fundmi pjese e Hewlett-Packard Company), lider boteror ne fushen e sherbimeve IT, duke iu sherbyer klienteve te sektorit publik dhe privat nga industri te ndryshme ne 70 vende.
Per te shtuar nga sa me siper, per sa i perkete eksperiences se saj, ajo ka punuar ne pozicionin e Head of Retail department ne First Investment Bank Albania per 6 vite. Nje nga qellimet e iniciuara te pozicionit ishte strukturimi dhe funksionimi i departamentit Retail, i cili rezultoi i suksesshem pergjate kohes. Per te vazhduar me kontributet e saj ne themelimin dhe zhvillimin e departamentit te Retail, ajo ka qene pjese e projekteve te ndryshme te brendeshme dhe ka kontribuar ne permiresimin ne departamentet e tjera (produkte,procese dhe proceduara). Nga Marsi i 2018, ajo eshte pjestare e Steering Council of First Investment Bank, Albania Sha.

Bozhidar Todorov - Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

Z. Todorov ka lindur në Qershor 1974, në Sofie, Bullgari. Z. Todorov e filloi rrugën e tij profesionale në "Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në Sofie, Bullgari ku u diplomua në vitin 1997 me rezultate shumë të mira dhe ka diplomë Master ne Financë. Në vitin 1995, z.Todorov e filloi karierrën e tij në industrinë bankare dhe ka pasur një karierrë të suksesshme në këtë industri, pas një sërë pozicionesh drejtuese të mbajtura prej tij.
Në Tetor 2007, pas 12 vitesh të suksesshme eksperience bankare në Bullgari, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Fibank, Albania, pjesë e sistemit bankar në Shqipëri. Ne shkurt 2011, z. Todorov u zgjodh antar i Komitetit Ekzekutiv te Shoqatës së Bankave Shqiptare. Në Tetor 2013, u zgjodh zv.Kryetar i Keshillit Mbikqyrës MKB Union Bank ne Maqedoni dhe është Kryetar i Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Industrisë dhe Tregtisë. Në vitin 2015 është zgjedhur Antar i Bordit dhe Thesarit të FIAA.

Z.Todorov është i përqëndruar në misionin dhe strategjinë e Bankës, përcaktimin e objektivave, politikave, si dhe mbikqyrje të tyre, nxitje te komunikimit pozitiv lidhur me progresin dhe rezultatet e Bankës. Eksperienca e tij e gjatë në Shqipëri, i ka ofruar mundësinë për të kuptuar ekonominë shqiptare, legjislacionin tregëtar dhe komunitetin e biznesit. Si bankier, është ballafaquar dhe është i vetëdijshëm për problemet e hasura nga bizneset e huaja dhe vendase dhe është plotësisht i angazhuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit shqiptar.

 

Elma Lloja - Drejtor Ekzekutiv

Zj. Lloja ju bashkua Fibank, Albania në vitin 2007 si Drejtor i Departamentit të Thesarit. Në Dhjetor të vitit 2013 Zj. Lloja u emërua Drejtor Ekzekutiv.
Ajo ka një pervojë të gjatë në sektorin bankar prej më shumë se 20 vitesh. Zj. Lloja ka punuar në Bankën e Kursimeve të Shqiperisë dhe më pas në Raiffeisen Bank në Shqipëri. Ajo ka fituar një përvojë të konsiderueshme në sektorin bankar. Pozicioni i saj i fundit me Raiffeisen Bank ka qenë Chief Dealer në Departamentin e Thesarit. Si Drejtor i Departamentit të Thesarit dhe Kujdestarit, pranë Fibank Shqipëri, zj. Lloja ka qenë përgjegjëse për aktivitetin e Thesarit dhe për produktet e depozitave që Fibank, Albania ofron tek klientët e saj individë, kompani e institucione. Ajo është anëtare e Komitetit të ALCO-s. Zj. Lloja ka menaxhuar proçesin e plotë për marrjen e licensave në emër të Bankës, për të vepruar si Depozitar i Fondeve të Pensioneve dhe Sipërmarrjeve së Investimeve Kolektive duke krijuar kështu një strukturë të veçantë në Fibank, Albania.
Eshtë e diplomuar prane Fakultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranes, dhe diplomë pas universitare për Financë & Bankë dhe ka kualifikime shtesë, mbi marrëdhëniet dhe administrimin e tregut monetar.

Lajme

Rreth Nesh