back

Përgjegjësia Sociale

Donacionet e korporatave janë të mundshme dhe Banka e Parë e Investimeve e ka provuar kete.

Kauzat te cilat mbeshtet banka jane zgjedhur në përputhje me aftësinë e Fibank për të siguruar mbështetjen më të efektshme. Fibank synon ti dedikohet ideve te rendesishme te cilat ofrojnë zgjidhje për probleme specifike dhe permiresojne jeten e njerezve.

Vlerat udhëzuese te Fibank në politikën e saj të përgjegjësisë sociale janë:

  • Angazhimi;
  • Besimi;
  • Përgjegjësia;
  • Puna vullnetare;
  • Partneriteti.

Donacionet e korporatave të Fibank janë pjesë e strategjisë së plotë të përgjegjësisë sociale të Bankës që përfshijne:

  • Mjedisin e punës - Banka siguron një mjedis të përshtatshëm pune për punonjësit e saj duke u ofruar atyre mundësi për të treguar potencialin e tyre dhe motivimi;
  • Mjedisi - Banka kryen aktivitetet e saj të biznesit në një mënyrë që ruan mjedisin duke zvogëluar konsumin e saj të energjisë elektrike dhe duke i dhënë materialet e përdorura në punën e saj për riciklimin;
  • Fibank investon në zhvillimin ekonomik dhe social - nëpërmjet punës së saj efikase Banka krijon kushte të favorshme për klientët e saj, partnerët, aksionerët, punonjësit, shtetin. Banka mundeson punësime, mbështet nisma financiare, paguan taksat. Përveç investimeve në zhvillimin ekonomik, Fibank mbështet zhvillimin social të vendit përmes programit të donacioneve korporative. Banka po punon aktivisht për të bërë punonjësit e saj të angazhuar ne pergjegjesite sociale.

Fibank në mënyrë aktive inkurajon dhe mbështet pjesëmarrjen e punonjësve të saj në këto programet e punës vullnetare dhe donacione te ndryshme.

Programi i donatorëve i Fibank është e orientuar në dy drejtime kryesore:

  • Investimet Sociale - Fibank mbështet zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve duke perkrahur krijimin e mundësive për ta, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe për të fituar vetëbesimin. Banka mbështet fëmijët dhe të rinjtë të privuar nga kujdesi i prindërve, të rinjve nga rajone të vendit te pazhvilluara ekonomikisht dhe të tjerëve që kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e tyre.
  • Investimet Kulturore - Fibank mbështet zhvillimin e muzikës e teatrit , si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Programi i sponsorizimit tek Fibank është i lidhur me:

  • Investime sportive - Fibank është sponsori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Bullgar;
  • Kujdesi shëndetësor - Fibank mbështet kujdesin shëndetësor duke dhuruar pajisje mjekësore, aparate apo fonde për blerjen e tyre;
  • Ngjarje kulturore

Java e Parase

 Prill, 2018

Më datë 12 Prill 2018, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement (JA), Shërbimit Kombëtar për Rininë (SHKR), organizojnë aktivitete të larmishme për fëmijët dhe të rinjtë. Në thelb të këtyre aktiviteteve qëndron edukimi financiar, më konkretisht si ata të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht. Aktivitetet përfshijnë leksione, konkurse, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe në banka tregtare, orë të hapura mësimore dhe konkurse për njohuritë financiare.
Këtë vit "Java e Parasë" vjen me temën: "Çështjet e parasë janë të rëndësishme", ditën e sotme në ambientet e "Qëndrës Kulturore" të Kompleksit të Kathedrales Orthodokse në Tiranë, u organizua finalja e Shqipërisë për Kuizin Evropian të Parasë nga ku Fibank Albania ishte një ndër sponsorët kryesor të këtij aktiviteti.
Për më tepër informacion klikoni në: http://aab.al/edukimi-financiar/money-quiz/

#celebrateHer
#lumturiaesaj

 

Bashkohu me ne për këtë Flash Mob Publik si një nismë ndërgjegjësimi për t'i dhënë fund dhunës kundër grave shtatzëna në Shqipëri!

6 Mars jeni të gjithë të mirëpritur në Sheshin Skënderbej Tiranë, për të kërcyer me ne - Waltz of Love - # CelebrateHer. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti do të ishte gjenerimi i ndërgjegjësimit publik mbi temën e dhunës kundër grave, sidomos gjatë periudhës së shtatëzanisë.

Aktorët kryesorë të angazhuar për këtë aktivitet janë:
1. Përkrahësit e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës
2. Punonjësit e stafit të Fibank Albania
3. Love & Dance Kurse Kërcimi
4. Bashkia Tiranë
5. Partnerë të Medias
6. Partnerë të ndryshëm të biznesit në mbështetje të ngjarjes

Qëllimet kryesore të këtyre aktiviteteve publike janë:
1. Ndërgjegjësimi publik
2. Gjenerimi i fondeve

Së bashku me partnerët tanë ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë fushatë ndërgjegjësimi!

#Fibankpensionistet

27 Dhjetor, 2017

Këtë vit, Fibank ka pasur në fokus pensionistët. Në këtë drejtim kemi realizuar një fushatë të sukseshme duke promovuar tërheqjen e pensionit pranë Fibank!

Në vijim të Përgjegjësisë Sociale dhe përkujdesjes ndaj këtij grupi, Fibank ju gjendet pranë të gjithë Pensionistëve të braktisur dhe në nevojë duke ju dhuruar atyre ushqime pranë "Shoqatës së Penisonistëve" ngjitur me Bashkinë Tiranë. Atmosfera e festave të fundvitit na kujton që mund të kontribuojmë sadopak për të sjellë një buzëqeshje tek gjyshërit tanë!

Fibank - banka juaj pa kufij!

Donacion Kompjuterash për 5 shkolla në Zonën e Kukësit

14 Dhjetor, 2017

Në kuadër të festive të fundvitit, Fibank sëbashku me përfaqësues të Ambasadës Bullgare në Shqipëri organizoi takim në Bashkine e Kukësit me kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu, Drejtorin e DAR Kukes, si dhe 5 drejtorë të shkollave të zonës së Gorës për tju dhuruar fëmijëve 10 Kompjutera si dhe Dhurata të përgatitura nga Ambasada Bullgare për festat e fundvitit.

Tashmë me kompjuterat e ri, fëmijët do kenë mundësi ti përdorin ato për të mësuar dhe argëtuar!

Në vijim mund të ndiqni reportazhin e plotë nga Report TV:
http://shqiptarja.com/sociale/2750/

#celebrateHer
#lumturaesaj

4 Dhjetor, 2017 - 8 Mars, 2018

A e dini se: "Një në tre gra në botë përjetojnë dhunë gjatë jetës së tyre, shpesh në duart e dikujt që e njohin e duan dhe kane besim" (UN Women).
A e dini se: "Vrasja është një nga rezultatet fatale të dhunës ushtruar nga partneri ndaj gruas shtatzëne". (Organizata Botërore e Shëndetësisë)
A e dini se: "Vetëvrasja është një nga rezultatet fatale të dhunës te ushtruar nga partneri ndaj gruas gjatë shtatzënisë" (Organizata Botërore e Shëndetësisë).
A e dini se: "Shëndeti riprodhues i grave ndikohet shumë nga dhuna e ushtruar nga partneri gjatë shtatzënisë" (Organizata Botërore e Shëndetësisë).
A e dini se: Shëndeti fizik dhe mendor i grave është prekur thellë nga dhuna e partnerit gjatë shtatzënisë!

Qëllimi kryesor i Fushatës:

#celebrateHer
#lumturiaeSaj

Është fushata e lançuar nga Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës dhe i sponsorizuar nga Fibank synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve shqiptarë mbi fenomenin e Dhunës Kundër Grave dhe vajzave sidomos gjatë periudhes së shtatëzanisë.
Dhuna shpesh merr formën e abuzimeve fizike, mendore, verbale dhe emocionale ndaj gruas shtatëzanë dhe jo rallë ndaj fetuseve vajza.
Fushata është një thirrje për drejtësi dhe adresimin e pabarazive me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat, sidomos dhuna e partnerit intim gjatë shtatzënisë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë "Dhuna ndaj grave, e kryer nga një partner intim, është një çështje e rëndësishme për shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut. Në vitet e fundit, vëmendja është përqendruar edhe në dhunën e partnerit intim gjatë shtatzënisë për shkak të prevalencës së saj, pasojave negative të shëndetit dhe potencialit të ndërhyrjes."

Ne besojmë se ndryshimi është i mundur!
Ne besojmë se gratë dhe burrat e zakonshëm janë të aftë të veprojnë për të ndryshuar rrethanat e tyre!
Ne besojmë se ndryshimi është brenda fuqisë së individit!

Materialet e fushatës do të promovojnë një mesazh pozitiv. Ndryshimi është brenda fuqisë së individit. Prandaj:

  • Fokusi i fushatës është ndergjegjesimi per dhunën ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht grave shtatzëna, në një nivel që njerëzit e zakonshëm kanë aftësinë për të ndikuar.
  • I tërheq vëmendjen zgjedhjeve që njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë për të pranuar ose refuzuar dhunën kundër grave shtatzëna.
  • Ofron inkurajim për të kundërshtuar dhunën duke paraqitur një platformë të përbashkët: 

#celebrateHer
#lumturiaeSaj

  • Ajo paraqet gratë dhe burrat si agjentë të ndryshimit, dhe jo të parët si viktima të pafuqishme ose të fundit si tirani të gjithëfuqishme.

Ti mundet te jesh pjesë e ndryshimit bashkoju fushatës:

#celebrateHer
#lumturiaesaj

Për më shumë informacion drejtohu:
https://www.fsnf.org/celebrateher-campaign.html

Gezuar 1 Qershorin nga Fibank!

1 Qershor, 2017

Këtë vit Fibank vendosi të festojë 1 Qershorin ndryshe! Ku ka më mirë se ta festosh ditën e fëmijëve me ata fëmijë që kanë kaq shumë nevojë për të gjithë ne! Fibank në mbështetje të fushatës sensibilizuese të iniciuar nga Albana Osmani - "Ti je një Luledielli"! Inagurimi i pajisjeve të teknologjisë më të fundit pranë pavionit të Onkologjikut tek Pediatria, Tiranë.
Le t'i bashkohemi të gjithë së bashku kësaj nisme kaq të nevojshme për shoqërinë tonë!
Fibank - banka juaj pa kufi!

""Ti je një luledielli" nisi thjeshtësisht me dëshirën për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut. E prekur nga shumë histori nga njerëzit që më rrethonin, që kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e Shekullit, kanceri, unë vendosa të bëj diçka për ata që jetën e kanë përpara. Që ne t'ua përmirësonim sado pak! Rrugës time në realizimin e kësaj ideje gjeta shumë njerëz që kishin të njëjtën zemër ! Gjithçka ndodhi mrekullisht! Hap pas hapi deri në finalizimin e dy fazave të para .
Tani ka mbetur faza finale, mbërritja e pajisjeve dhe vendosja në Spital. Më lejoni të ndaj me ju fjalët e njërës prej doktoreshave që takova këto ditë: "Albana kjo që keni bërë me këtë fushatë, ju dhe të gjithë ata që blenë bluzat duke dhënë kontributin e tyre është aq e rëndësishme, pasi ju nuk e dini sa jetë fëmijësh do shpëtohen ... " - sinqerisht ishte e pamundur të mbaja lotët pas këtyre fjalëve! Ndaj në fund të kësaj përgjigje do them: Ia ka vlejtur çdo gjë!" - cituar nga Albana Osmani.

Fibank mbështet konkursin “Paraja ime” në kuadër të organizimit nga Banka e Shqiperisë

30 Mars, 2017

Fibank në mbështetje të Javës së Parasë 2017 shpërblen dhjetë fituesit e konkursit për vizatimin më të mirë me temë: "Paraja Ime". Çmimet e konkursit "Paraja Ime", për një vlerë totale prej 100 mijë lekësh u sponsorizuan nga "Fibank".
Fibank i është bashkëngjitur institucioneve financiare në mbështetje të politikave të misionit të saj për përgjegjshmërinë sociale të korporatave duke kontribuar në edukimin e gjeneratës më të re të qytetarëve, duke i mundësuar ato me elementët fillestarë të menaxhimit të parasë dhe të financave. Këtë vit ne zgjodhëm që të mbështesim konkursin e organizuar nga shkollat fillore përkatësisht nga klasa e I-III-të. Ky event u organizua nga Banka e Shqipërisë dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Z. Gent SEJKO, Ministrja e Arsimit dhe Sporteve Znj. Lindita NIKOLLA dhe Drejtori i Pergjithshëm i Fibank Z. Bozhidar TODOROV. Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që na dhuruan emocione të shumta me vizatimet e tyre si dhe ju urojmë shumë suksese fëmijëve në realizimin e ëndrrave të tyre!

Fibank ne bashkepunim me Kryqin e Kuq Shqiptar

23 Shkurt, 2015

Ne Shqiperi cdo vit diagnostikohen 600 femije te prekur nga semundja e Talasemise. Pervec personave Talasemik, ka edhe persona te tjere me tumor, leucemi...etj., keshtu qe nevojat per gjak jane mjaft emergjente.

Per tu ardhur ne ndihme te gjithe njerezve qe kane nevoje per trasnfuzion gjaku, FIBANK Albania Sha ne bashkpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi ne ambientet e zyrave qendrore fushaten per dhurim vullnetar te gjakut nga punonjesit e saj.

Me ane te kesaj fushate FIBANK ka kontribuar ne banken kombetare te gjakut për t'i dhënë kujdesin dhe dinjitetin njerëzve që kanë nevojë për këtë shërbim si dhe bashkohet me vleresimin se dhuruesit vullnetar të gjakut janë nje baze e sigurte dhe e qëndrueshme per te gjithe pacientet qe ju nevojitet ky sherbim.

  

 

Fibank Solidare per Shqiperine

11 Shkurt, 2015

Ne kuader te donacioneve qe Fibank akordon cdo vit ne te gjithe qytetet qe ne jemi present per ceshtje te caktuara sociale, ju lutem behuni me dije se per shkak te permbytjeve nga rreshjet e shumta te shiut gjate diteve te fundit, Fibank dhuroi nje shume te konsiderueshme ndihmash humanitare.

Ndihmat ishin ne formen e ushqimeve per banoret e prekur me shume ne Vlore, Fier, Berat por edhe ne Gjirokaster, ku ne aktualisht nuk kemi dege. Kontributi yne ishte edhe me baze ushqimore per bagetite.

Fondi qe ne vume ne dispozicion u menaxhua me se miri nga Ministria e Punes dhe Mireqenies Sociale dhe me sakte nga Sherbimi Social Shteteror dhe u vleresua nga Kryeministri dhe Ministri Veliaj.

  

Pergjegjshmeria sociale - "Down Syndrome Albania"

10 Dhjetor, 2014

Ne kuader te aktiviteteve te fundvitit te Bankes , nje tjeter aktivitet mbi Pergjegjshmerine Sociale ishte dhe mbeshtetja ndaj Fondacionit Down Syndrome Albania. Per te dytin vit rradhazi ne uruam kolege dhe bashkepuntore per festat e fundvitit me nje kartoline speciale te prodhuar nga Fondacioni Down Syndrome Albania. Ky Fondacion ofron terapi te zhvillimit te hershem per mbi 25 femije te lindur me Syndromin Down dhe ofron nje mbeshtetje te pakrahasueshme per ta dhe familjet e tyre.

Mbeshtjetja e FiBank ndaj ketij fondacioni ka qene e vazhdueshme dhe do te vazhdoje edhe per vitet ne vijim, pasi ky Fondacion ofron zgjidhje konkrete dhe ndihmone ne arritjen e potencialit maksimal te femijeve me sindromen Down.

Fibank ne ndihme te Qendres Ditore te Zhvillimit

03 Dhjetor 2014

Sipas Strategjise se Pergjegjshmerise Sociale (SPS) te Fibank, kauzat qe ne sponsorizojme kane si qellim te ofrojne zgjidhje konkrete problemeve te shoqerise dhe te ndihmojne ne permiresimin e kushteve te jeteses se faktoreve te ndryshem. Ne kete kuader Fibank konsideron ne menyre te vazhdueshme akordimin e fondeve speciale per aktivitete ose organizata qe korrespondojne me vlerat e percaktuara ne SPS.

  

Ne periudhen e fundivit 2014, nje shume e konsiderueshme fondesh kane shkuar ne ndihme te "Qendres Ditore te Zhvillimit" per femije me aftesi te kufizuar te qytetit Korce. Kjo qender ndihmon me terapi zhvillimi dhe mbeshtetje 25 femije/adoleshente dhe familjet e tyre dhe eshte nje instituticion stabel dhe i mirenjohur ne Korce. Me blerjen e 100 pikturave dhe sendeve te ndryshme te punuara nga vete femijet me kaq perkushtim dhe dashuri, Fibank i perdori ato si dhurata per festat e fundvitit per stafin dhe bashkepunetoret tane."

  

  

Pergjegjshmeria sociale - "Down Syndrome Albania"

Dhjetor, 2013

Ne traditen e Fibank, qe bashke me urimet e sezonit te festave te fundvitit te kontribuoje per ata qe kane me shume nevoje per mbeshtetje, kete vit kartolinat u blene ne favor te Fondacioni "Down Syndrome Albania". Fibank shpreh urimet per kete fondacion te krijuar se fundmi ne Shqiperi, per te drejtat e femijeve me sindromin Down si edhe angazhimin per te mbeshtetur kete fondacion ne vazhdimesi gjate gjithe vitit 2014.

Fibank Sponsor i Kampit Veror Vlore

Gusht, 2012

Ne kuader te aktiviteteve te Pergjegjshmerise Sociale dhe ndikimit pozitiv ne komunitet, Fibank ka sponsorizuar projektin e zhvilluar nga Bashkia e Vlores, "Kampi Veror 2012" . Ky aktivitet eshte organizuar per femijet e identifikuar nga bashkia si dhe femijet e familjeve qe perfitojne nga skema e ndihmes ekonomike. Kampi veror u zhvillua prane shkolles 9-vjecare "speciale P.L.M" dhe numri i femijeve pjesemarres ishte rreth 60.

Kampi veror kishte ne fokus te tij argetimin e femijeve dhe largimin e femijeve nga rruga. Gjate ketij muaji u zhvilluan edhe lojra psiko-sociale, te cilat sherbejne per identifikimin e femijeve te abuzuar apo neglizhuar. U organizuan edhe ekskursione te ndryshme ne vende kulturore dhe historike.

Rreth Nesh