Njoftim i rendesishem
11 mars 2020
Fibank ka ndërmarrë masat maksimale për të parandaluar përhapjen e Covid 19 në ambjentet e bankës në funksion të sigurisë së punonjësve, klientëve dhe partnerëve të biznesit.
- Po punohet vetëm me stafin e domosdoshem duke e menaxhuar që një pjesë e punonjësve të punojnë nga shtëpia.
- Po bëhet dezinfektim i vazhdueshëm me elementët e rekomanduar për mbrojtjen nga ky virus.
- Në çdo degë janë vendosur shirita mjaft të dukshëm me shënimin “Ruaj distancën!” për të mbajtur largësine e nevojshme 1.5m, mes punonjësve të bankës dhe çdo klienti që vjen për të kryer shërbimet bankare.
- Klientët nuk do të presin rradhën brenda ambjenteve të degëve por jashtë tyre.
- Punonjësit e sigurisë që mirëpresin klientët në hyrje të degës si edhe punonjësit e arkës të cilët menaxhojne veprimet me Cash, jane pajisur me doreza njëpërdorimshe. Covid 19 në ambjentet e bankës në funksion të sigurisë së punonjësve, klientëve dhe partnerëve të biznesit.
Nxisim klientët që të minimizojnë vizitat në degë dhe të përdorin mënyrat elektronike të komunikimit si telefon, e mail, etj.
ATM-të do të jenë gjatë gjithë kohës të mbushura me kartëmonedha, për të minimizuar veprimet në arkë.
Ju rekomandojme të përdorni shërbimet e sigurta bankare si:
- Kartat e Debitit dhe Kreditit për të bërë pagesa kudo duke evituar kartëmonedhat si nje nga mundesite e transmetimit të virusit
- E-banking për të gjitha shërbimet që nuk kërkojnë praninë fizike në Bankë (Balancat e llogarive, lëvizjet, tansfertat brenda dhe jashtë vendit, etj)
Të gjitha masat e marra janë në shërbim të të gjithë komunitetit dhe në mbrojtje të shëndetit të çdo individi.