back

Llogari Kursimesh “Mirësevjen” New

Përfitoni avantazhet që ofron Llogaria e Kursimit "Mirësevjen".

Ky produkt i ri ju jep mundësinë e një interesi më të lartë si dhuratë mirëseardhje për të gjithë klientët e degëve të reja Fibank: Lezhë, Sarandë dhe Lushnje.
Me LLogarinë e Kursimit ju mund ti menaxhoni më mirë kursimet tuaja sipas qëllimeve dhe dëshirave. Mund të depozitoni paratë në një periudhë që e caktoni vetë dhe mund të tërhiqni kur të dëshironi nga kjo llogari kursimesh pa humbur interesat.

Fibank ofron mundësinë për interesa maksimale për cdo ditë që parate qëndrojnë në llogari.

Karakteristikat e Llogarisë së Kursimit "Mirësevjen"

  • Ofertë e limituar deri në 31 Dhjetor 2018
  • Ofrohet për klientët e degëve të reja: Lezhë, Sarandë dhe Lushnje
  • Interes preferencial 1.35% në Lek dhe 0.75% në EUR, i pandryshuar deri më 31 Dhjetor 2018
  • Monedhat LEK, EUR
Çfarë është një llogari kursimi?
  • Është llogari bankare ku ju mund të investoni paratë tuaja me një normë të lartë interesi për një periudhë të pacaktuar kohe.
  • Fibank paguan interes për çdo ditë që parate qëndrojnë në llogari.

Shënim

Fibank nuk leshon libreze per depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontrate per depoziten e zgjedhur.
Depozita ne Fibank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".

Fleksibilitet

Klienti mund të tërheqë pjesërisht ose terësisht principalin e depozites dhe kjo nuk konsiderohet si prishje e kushtit të depozitës.

Norma të larta Interesi

Banka paguan norma të larta interesi për këtë llogari kursimi.

Kredibiliteti - Transparenca

Fibank ju paguan interes për çdo ditë që paratë qëndrojnë në llogari. Nuk ka penalitete për një tërheqje të pjesshme ose të plotë të shumës së depozituar.

Si mund ti merrni ju interesat tuaja?

Interesi llogaritet çdo dite dhe kapitalizohet në të njëjtën llogari një herë në muaj ose në diten e mbylljes së llogarisë.

Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.

Ju do ju kerkohet:

  • Të paraqisni karten tuaj të identitetit;
  • Mandatin e arkëtimit në depozitë;
  • Nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank.
Ju mund te adresoni cfaredolloj pyetje ne lidhje me produktet specifike, si dhe produkte te tjera te Bankes drejt punonjesve te cdo dege.
Do te jete kenaqesia jone qe tju ofrojme zgjedhjen me te mire financiare.

Lidhje e Shpejte