• Visa

    Monedha

    ALL, EUR, USD

    Limiti

    100-2000 EUR ose ekuivalentët në ALL dhe USD

    Blerje në dyqane ose Internet

    Pa komision

    Komision mirëmbajtje

    EUR 15/ USD 20/ ALL 1’500

Karta Classic ju ofron:

  • Një mjet i nevojshëm për këdo me kartë identieti dhe faturë Oshee.
  • Kartë krediti për shlyerje me këste të detyrimit mujor. Limite që ofron Fibank nga 100 deri në 2 000 Euro, 25 000 Euro me garanci.
  • Blerje në dyqane, hotele, restorante, agjensi udhëtimi. Blerje në internet kudo me logon VISA si edhe tërheqje të plotë të limitit në ATM.
  • Blerjet shlyhen edhe me periudhë falas deri në 45 ditë.
  • Përdorim edhe si kartë debiti (Duke depozituar fonde paraprakisht)
  • Njoftim me email për çdo transaksion që kryeni; Siguri dhe mbrojtje maksimale.
  • Shërbim 24 orë në numrat : 04 2 276 756 (24 orë) - 04 2 276 753 - 04 2 276 752

Parametrat e kartave të kreditit VISA CLASSIC:

Kartat e kredititVisa Classic
MonedhaALL, EUR, USD
Kushtet dhe interesat Sipas Tarifave
Periudha falas Deri në 45 ditë (ose 15 ditë pas marrjes së faturës)
Limiti100-2000 EUR ose ekuivalentët në ALL dhe USD
Vlefshmëria3 vite me mundësi rinovimi falas
Komision lëshimiFALAS
Komisioni i mirëmbajtjes vjetoreSipas Tarifave
Termat për lëshimin e kartësDeri në 3 ditë brenda Tiranës dhe deri ne 5 ditë në rrethe
 Blerje në dyqane ose Internet Pa komision
Tërheqje cash nga ATM 2.5% e shumës së tërhequr/minimumi 3 Euro

Pagesat e kësteve

Ju mund ta paguani shumën e shpenzuar të plotë ose me këste.
Në pagesën me këste mund të paguani një minimum prej 5 % të shumës totale që keni shpenzuar, por jo më pak se 1000 ALL, 10 Euro, 10 USD.

Periudha e pagesës

Pagesa duhet të bëhet 15 ditë pasi merret fatura e detyrimit mujor . Në datën e mbylljes se ciklit dërgohet me email fatura e detyrimit dhe data e fundit kur mund të bëni pagesën, zakonisht data 15.

Periudha falas

Nëse pagesa e plote behet deri me datën e fundit te percaktuar ne statement ju nuk paguani asnjë interes. Pra, periudha falas është deri në 45 ditë, në varësi të datës kur është bërë blerja.

Mënyra të ndryshme për të bërë pagesën e kartë së kreditit

  • Depozitim Cash në çdo degë të Fibank
  • Nëpërmjet transfertave bankare nga banka të tjera te llogaria e kartës suaj
  • Nëpërmjet Internet Banking nga kompjuteri i shtëpisë ose zyrës tuaj
  • Nëpërmjet depozitmi cash ne Atm dhe pagesa nepermjet Mobile banking

Fatura mujore e detyrimit

Çdo datë 1 të muajit pasardhës ju merrni me email faturën e detyrimit mujor që përmban informacionet si më poshtë:

  • Detyrimet që rrjedhin nga shumat e transaksioneve të kryera me kartë
  • Detyrimet që rrjedhin nga interesat dhe komisionet
  • Shuma e detyrimit minimal
  • Data e fundit në të cilën duhet të paguani detyrimin
  • Shuma e përdorur dhe limiti I kartës së kreditit.

Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
  • Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmëria e kartës së kreditit është 3 vjet nga momenti i aprovimit të kartës. Para datës së skadencës së kartës , ne rast se kjo kartë ka pasur përdorim deri në 1 vit apo nuk është e bllokuar për arsye te ndryshme, , karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës 20 të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse do të bëni riprintimin e PIN-it, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank sëbashku me një mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

Ju mund të aplikoni për Visa Classic nëse:

  • Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë
  • Jeni mbi 18 vjeç
  • Mund të vërtetoni të ardhurat tuaja

Aplikoni tani për kartën tuaj Visa Classic duke paraqitur:

  • Kartë identiteti/Pasaportë
  • Një dokument qe të vërtetojë të ardhurat ose pagën tuaj