Monedha

ALL, EUR

Afati

12 Korrik 2021 deri më 31 Tetor 2021.

Shuma minimale

Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e llogarisë

Llogari Kursimi Super – ofertë e limituar


Llogari Kursimi Super – ofertë e limituar

Ky produkt i ri ju jep mundësinë që ti menaxhoni më mire kursimet tuaja sipas qëllimeve dhe nevojave tuaja personale. 

Fibank ju ofron mundësi për interesa maksimale cdo ditë që paratë qëndrojnë në llogari.

Fleksibiliteti -  Ky eshte një avantazh tepër i mire i kësaj oferte pasi ju mund të depozitoni apo terhiqni në cdo kohë paratë dhe nuk i humbisni interesat e fituara. 


Çfarë eshte Llogaria e Kursimit Super?

Llogaria e Kursimit Super është një marrëveshje midis klientit dhe bankës për një periudhë të kufizuar kohore nga 12 Korrik 2021 deri më 31 Tetor 2021.

Produkti është një kombinim shumë i mirë i normës së lartë të interesit me mundësinë e tërheqjes së një pjese ose te gjithe shumës së plotë sa herë që klienti ka nevojë.

Produkti ofrohet VETEM për paratë e reja të depozituara në bankë të cilat mund të depozitohen në këtë llogari përmes transfertave ose parave cash.

Produkti u ofrohet vetëm klientëve të rinj në Fibank por edhe klientëve ekzistues në rast se ata synojnë të depozitojnë para shtesë në Fibank në monedhën LEK dhe EUR.


Shënim

Banka e pajis klientin me kontratë për llogarinë  e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".


Përfitimet:

  • Normat e interesit prej  2.0% në monedhën LEK dhe 2.0% në monedhën EUR, më të lartat në treg
  • Nuk kërkohet shumë minimale
  • Llogaria e kursimit Super fiton interes bazuar në numrin e ditëve që paratë qëndrojnë në bankë.
  • Paratë  janë në dorën tuaj në çdo moment duke përfituar njëkohësisht edhe interesat
  • Ofrohet VETEM për paratë e reja në LEK dhe EUR të depozituara në Fibank duke filluar nga 12 Korrik 2021 deri në 31 Tetor 2021
  • Tarifa e mirëmbajtjes për këtë llogari është sipas Kushteve të Punës së Fibank.


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë Llogari Kursimi Super në cdo degë Fibank.


Dokumentat që kërkohen:

  • Kartë Identiteti
  • Mandati i arkëtimit ne depozitë;
  • Të nënshkruani kontratën për hapjen e llogarisë së kursimit Super në Fibank.

Ju mund të adresoni cfarëdolloj pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të cdo dege.
Do të jetë kënaqesia jonë qe tju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.