back

Fibank zgjidhet sërish marka më e preferuar midis bankave në Bullgari

26 korrik 2019

Fibank (First Investment Bank) fitoi kategorinë e Institucioneve Financiare ne renditjen e vetme nga konsumatoret në Bullgari, Marka ime e preferuar. Më shumë se 40,000 konsumatorë mbështetën markat e tyre të preferuara dhe Fibank ishte fituese për herë të katërt që nga fillimi i ketij konkurimi.
Konkursi u zhvillua nga Revista "Business Lady"për të njëmbëdhjetin vit radhazi. Konsumatorët votuan në 3 faza dhe tre markat më të mira te cdo kategorie konkurrojnë në finale. Fibank ishte lider i padiskutueshëm në kategorinë e Institucioneve Financiare, duke udhëhequr bindshëm mbi konkurrentët e saj. Një tipar i rëndësishëm i renditjes është se nuk mbështetet nga një juri për votimin dhe numërimin, por vetëm mbi preferencat e konsumatorit.
Çmimi i preferuar i markës për vitin 2019, të cilin Fibank e ka marrë edhe në vitin 2011, 2012 dhe 2018, është rezultati logjik i përpjekjeve të vazhdueshme të Bankës drejt zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja dhe miqësore ndaj konsumatorëve.

 

 

Comments

0
Leave a comment
  • No comments


Leave a comment

Rreth Nesh