Rreth nesh

14 vjet zhvillim të qëndrueshëm me fokus në invacionin dhe shërbimin ndaj klientit

Misioni dhe vlerat

Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (e quajtur në vijim Fibank, Albania) synon të jetë një nga bankat më të mira në Shqipëri dhe në rajon, e njohur për rritje të shpejtë, inovacion dhe orientimin ndaj klientëve, duke ofruar produkte dhe shërbime cilësore, për konsumatorin vendas, duke zhvilluar biznesit në përputhje me praktikat dhe kërkesat më të mira bankare ndërkombëtare për etikë dhe profesionalizëm, duke ofruar mundësi shumë të mira zhvillimi të punonjësve të saj.

Vizioni ynë është lidershipi i mirë, ndërveprimi i punonjësve, inovacioni dhe fleksibiliteti, të cilat na lejojnë t'ju shërbejmë sa më mirë klientëve tanë, partnerëve dhe të tërheqim kapital intelektual dhe të rrisim vlerën e aksionarëve tanë.

Transparenca, besueshmëria, korrektësia me klientët, aksionerët dhe partnerët tanë dhe respektimi strikt i bazës ligjore janë ndër premisat kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të Fibank, Albania si një Bankë dinamike me rritje të qëndrueshme. 

Standart të lartë profesional

Standart të lartë profesional

Pozitë të qëndrueshme në treg

Pozitë të qëndrueshme në treg

Rrjet të gjërë bankar

Rrjet të gjërë bankar

Njohuri të mirë të tregut

Njohuri të mirë të tregut

Fleksibilitet në vendimmarrje

Fleksibilitet në vendimmarrje

Profili

  • Për grupin

    First Investment Bank AD, Sofie, Bullgari (Fibank) është ndër bankat më të mëdha në Bullgari me kapital vendas, e cila dita - ditës zhvillohet dhe konsolidohet si grup financiar me aktivitet bankar në Bullgari, Maqedoni, Qipro dhe Shqipëri. Fibank ka operuar në tregun shqiptar prej vitit 1999, me Degën e saj në Tiranë. Në vitin 2006, themeloi filialin "Banka e Parë e Investimeve, Albania Sha (Fibank, Albania)", i cili u licensua ne korrik të vitit 2007 nga Banka e Shqipërisë dhe përthithi të gjithë aktivitetin e Bankës së Parë të Investimeve, Dega Tiranë.

    Fibank, Albania prezantoi:

    • Zgjerimin e rrjetit të degëve;
    • Gamë të gjërë të produkteve bankare për individë dhe korporata;

    Fibank, Albania është një institucion financiar i përqëndruar në përmbushjen e kërkesave të klientëve duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për klientët individë dhe të korporatave, duke ofruar cilësi dhe interesa konkurrues për të gjitha produktet dhe shërbimet bankare, nëpërmjet një stafi të dedikuar dhe profesional. Fibank, Albania është ndër pionierët në biznesin e arit të investimit dhe metaleve të tjera të çmuara, me produkte unike për tregun vendas. Fibank, Albania është bashkëkohore në teknologjinë bankare.

  • Statusi i korporatës
  • Prezantimi

Qeverisja

Mësoni më shumë rreth nesh