Foreign Account Tax Compliance Act (FATCA)
FATCA (Foreign Account Tax Compliance Act) është akti normative i miratuar nga Kongresi Amerikan në vitin 2010 dhe hyrë në fuqi prej 01 Korrik 2014, qëllimi i të cilit është lufta ndaj evazionit fiskal të taksapaguesve Amerikanë, të cilët zotërojnë llogari dhe asete të tjera financiare jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhojë, shtetasit dhe taksapaguesit Amerikanë duhet të deklarojnë të ardhurat e gjeneruara jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Banka e Parë e Investimeve sh.a./First Investment Bank - Albania sh.a., pjesë e grupit Fibank, vepron në përputhje me kërkesat e FATCA, dhe është regjistruar në U.S. IRS (institucioni tatimor Amerikan) me FATCA status “Participating Foreign Financial Institution”, dhe është pajisur me numër GIIN (Global Intermediary Identification Number) SP7FU7.00001.ME.008.
Çdo klient i bankës duhet të vetë-deklarojë rezidencën e tij tatimore, dhe nëse është tatimpagues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka detyrimin e plotësimit të formave shtesë, në përputhje me aktin normative të FATCA.
Format e vetë-deklarimit të FATCA mund të shkarkohen në vijim: