back

Parandalimi i mashtrimeve dhe vjedhjeve

Duhet të jemi të kujdeshëm në mbrojtjen e të dhënave!

Të gjithë duhet të jenë të kujdeshëm nda vjedhjeve dhe mashtrimeve, sepse tashmë po shtohen shumë mënyrat ku ju mund tju mashtrojnë. Fibank ka ndërrmarë masa për mbrojtjen tuaj por ka disa pika ku edhe ju si klient, përdorues i një shërbimi bankar duhet të tregoni kujdes. 

  • Mos i besoni kurrë emaileve që merrni, mund të jenë mashtrues që ju kërkojnë të dhënat tuaja duke ju thënë që jeni fitues i një shume të madhe. 
  • Mos jepni adresën e e-mailit ose adresën e mediave sociale, mos klikoni dhe vendosni fjalëkalim. 
  • Mos blini mallra të cilët duken "të bukur për të qenë e vërtetë" me cmime shumë të ulta jashtë logjikës. 
  • Mos bini pre e-mashtrimeve ku të jepni të dhënat e kartës. 
  • Pyesni pastaj blini, "Google" është vendi ku ju mund të shikoni nëse ajo faqe, ai mall është i vërtetë apo jo.

Jeni të pa qartë?

Pyesni Fibank: E vërtetë apo mashtrim ?
Ju përgjigjemi në:

  • Whatsapp, Viber (+355688087722),
  • telefon +35542276756 
  • ose e-mail: cards@fibank.al

Mbroni të dhënat tuaja personale

  1. Mos e lini portofolin tuaj në vënde ku nuk e shikoni dot;
  2. Kontrolloni me kujdes emailet që ju vijnë nga banka me veprimet që ju bëni , telefononi bankën nëse nuk po merrni më njoftime;
  3. Asnjëherë mos jepni informacione rreth numrit të kartës suaj nëpërmjet telefonit;
  4. Mbajini mend përmendësh kodin PIN të kartës suaj, mos e shkruani askund.

Si mund të blini në Internet në mënyrë të sigurt?

  1. Kur ju blini online, duhet të siguroheni për reputacionin e tregtarit. Njihuni me "Politikën e tij të Sigurisë";
  2. Sigurohuni që nuk shkruhet askund , në asnjë mënyrë, që ju jeni dakord që karta juaj të debitohet me komisione shtesë abonimi;
  3. Lexoni kushtet e shitjeve si termat e dërgimit, kushtet e garancisë, anullimin e blerjeve;
  4. Ruani të dhënat personale. Mos jepni kurrë asnjë informacion për veten nëse nuk jeni të sigurt që kjo është e nevojshme;
  5. Ruani gjithë informacionin që lidhet me transaksionin që ju po bëni.

Si mund të mbroheni nga vjedhjet kur bëni blerje në dyqane?

  1. Mos i ndani sytë nga karta kur po kryhet veprimi. Sapo të mbarojë veprimi, merrni kartën tuaj.
  2. Sigurohuni që askush nuk po e shikon kodin tuaj PIN;
  3. Sigurohuni që shuma në faturën që po firmosni është e saktë. Kurrë mos firmosni një faturë boshe tek tregtari.  Bëjini me kryq të gjithë vendet boshe ku mund të shënohet shuma mbi totalin;
  4. Gjithmonë ruajini faturat për blerjet që ju keni bërë  mund t'ju duhen më vonë.

Në ATM

  1. Sigurohuni që askush nuk është pranë jush dhe fshihni tastierën me dorë kur fusni kodin PIN;
  2. Kini kujdes kur fusni kartën. Në folenë që futet karta nuk duhet të ketë pajisje shtesë të jashtme;
  3. Asnjëherë mos ja tregoni PIN-in të tjerëve, madje as punonjësve të bankës;
  4. Kërkoni riprintimin e një PIN-i të ri nëse mendoni se dikush e di;
  5. Nëse ATM-ja ju mban kartën, menjëherë informoni bankën tuaj që të bllokojë kartën;
  6. Nëse në një moment ndiheni të pasigurt për diçka, shtypni butonin CANCEL dhe mos e përfundoni transaksionin.

 

Kartat bankare janë instrumenta financiar që të japin mundësi përdorimi në distancë të fondeve që keni në llogari nëpërmjet përdorimit në Atm, POS ose Internet. Për transaksionet në ATM ju identifikoheni duke futur kartën dhe duke vendosur kodin PIN. Ndërsa për transaksionet në Internet ju duhet të vendosni emrin tuaj, numrat e kartës, datën e skadencës së kartës dhe numrat e sigurisë së kartës që gjenden pas saj.

Është e rëndësishme që karta dhe kodi PIN të mbahen në vënde të sigurta dhe të përdoren me kujdes:

  • Ruajeni kartën në vënde të sigurta dhe mos ja jepni askujt për përdorim. Evitoni mundësitë e vjedhjes së kartës duke mos e mbajtur në vënde të pasigurta si p.sh në xhep nga ku mund të merret lehtësisht dhe asnjëherë mos e lini cantën ose protofolin në vënde ku nuk i shikoni dot.
  • Mos ja bëni të ditur askujt kodin PIN as punonjësve të Bankës. Banka nuk e ka të regjistruar askund kodin PIN të kartës suaj dhe ky infomracion nuk i nevojitet, vetëm ju e dini. Gjithashtu edhe për transaksione online asnjëherë mos e bëni të ditur Pinin 
  • Në rast humbje apo vjedhje të kartës apo të kodit PIN, njoftoni menjëherë Bankën në numrat e telefonit që gjenden pas kartës. Për lehtësi përdorimi ruajini numrat e telefonit të Bankës në vënde ku mund ti gjeni lehtë.
  • Mos ja jepni kartën për përdorim personave të tjerë gjithashtu edhe gjatë kryerjes së transaksioneve mos i ndani sytë nga karta kur po kryhet veprimi. Sapo të mbarojë veprimi, merrni kartën tuaj.
  • Sigurohuni që shuma në faturën që po firmosni është e saktë. Kurrë mos firmosni një faturë boshe tek tregtari. 
  • Sigurohuni që askush nuk është pranë jush dhe fshihni tastierën me dorë kur fusni kodin PIN 
  • Ne ju rekomandojmë që të përdorni shërbimin e njoftimit të SMS dhe e-maileve nga Banka, në këtë mënyrë ju njoftoheni në kohe record për çdo transaksion me kartë.

Si mund të mbroheni nga vjedhjet kur bëni tërheqje në ATM:

  • Kini kujdes kur fusni kartën. Në folenë që futet karta nuk duhet të ketë pajisje shtesë të jashtme. Nëse konstatoni pajisje të tjera mos e përdorni atë ATM por përdorni një ATM tjetër.
  • Sigurohuni që askush nuk është pranë jush dhe fshihni tastierën me dorë kur fusni kodin PIN;
  • Mos i besoni askujt që ju afrohet për tju ofruar ndihmë në përdorimin e ATM.

Për blerjet me kartë në Internet:

  • Evitoni ekspozimin e të dhënave të kartës në kopjutera publikë. 
  • Pasi largoheni nga kompjuteri mos harroni të mbyllni çdo faqe ku keni ruajtur të dhënat e kartës. 
  • Vendosni të dhënat e kartës vetëm në faqe të sigurta(p.sh.adresa të fillojë gjithmonë me "https");
  • Merrni gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me çmimin, komisionet etj para se të finalizoni blerjen apo rezervimin online. Lexoni me kujdes kushtet dhe politikat e tregtarit, kushtet e dërgesave dhe kthimit të mallit të blerë, anullimit të veprimit, garancisë së produktit. 
  • Sigurohuni që shuma në faturën që po firmosni është e saktë. 

Në rast humbje apo vjedhje të kartës telefononi Bankën në një nga nr e telefonit të poshtë shënuar.

  • Whatsapp, Viber (+355688087722), 
  • telefon +35542276756 
  • ose e-mail: cards@fibank.al.

Ndihmë & Shërbimi ndaj klientit

Lidhje e Shpejte