back

Fibank Mobile

Platforma dixhitale

Platforma dixhitale Fibank eshte sherbimi elektronik bankar i ofruar nga Fibank Albania, permes te cilit ju mund te kryeni veprime te ndryshme bankare duke perdorur telefonin, kompjuterin ose tabletin. Ju mund te kontrolloni llogarite, kursimet dhe kredite ne kohe reale, ose te transferoni para kundrejt llogarive ne Fibank, ne bankat e tjera ne Shqiperi ose jashte vendit: transferta, pagesa te faturave utilitare, pagesa/rimbushje te kartes se kreditit dhe me shume:

- Te gjitha veprimet bankare ne doren tuaj.

- Vetesherbim nga klienti.

- I lehte per t’u perdorur. (Identifikim me shenje gishterinjsh/fytyre)

- Mesatarisht i thjeshte ne regjistrim.

- Shume i lehte ne aksesim.

- Menu e thjeshte per t’u perdorur. Mund te perdoret edhe nga femijet.

- Plotesisht i sigurte per te kryer transaksione: - (Identifikim me shenje gishterinjsh/fytyre) ose kod PIN.

- I disponueshem ne cdo moment; 24 ore ne 7 dite te javes.

Cfare ofron platforma dixhitale?

- Llogarite – Pasqyre te llogarise, dhe te dhena mbi llogarite. Emertim te llogarive sipas deshires, per shembull «Paga».

- Transferta:

  • Ndermjet llogarive te klientit;
  • Tek kliente te tjere brenda Fibank;
  • Transferta ne LEK brenda Shqiperise;
  • Transferta ne SWIFT ne EURO, USD, etj;
  • Model te gatshem per transfertat. Nje klikim dhe kryen transferten;

- Kartat e Debitit => Limitet, transaksionet, statusin (aktiv apo i bllokuar etj).

- Detyrimet e mia => Pagese te kestit me nje klikim.

- Sherbime utilitare => OSHEE, Albtelekom, Abcom etj.

Je klient i ri ne platformen dixhitale?

Hapat qe duhet te ndjekesh:

  1. Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
  2. Ne faqen kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin. Zgjidh nje emer perdoruesi dhe fjalekalim sipas deshires. Ploteso te dhenat e regjistrimit me te dhenat personale, mos harro te vendosesh adresen e e-mailit dhe numrin e celularit.
  3. Ne kutine tende postare do te vije nje e-mail konfirmimi (nje kod); kete kod duhet t’ia japesh bankierit personal. Paraqitu ne degen me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin.
  4. Ne dege bankieri personal do te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese dhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here.
  5. Rikthehu ne aplikacion dhe vendos kodin PIN te dhene nga banka.
  6. Me pas vendos nje kod PIN 6 shifror te zgjedhur nga ty. Bej kujdes, te jete jo i thjeshte pasi ky eshte kodi yt PIN per te aksesuar aplikacionin. Gjithashtu mund te perdoresh edhe shenjen e gishtit ose identifikim me fytyre ne telefonin tuaj. (Kliko ketu per me shume detaje)

Je klient ekzistues ne E-Banking dhe deshiron te regjistrohesh ne platformen dixhitale?

Hapat qe duhet te ndjekesh:

  1. Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
  2. Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin.
  3. Vendos te njejtin emer perdoruesi dhe fjalekalimin qe perdor per E-Banking.
  4. Paraqitu prane deges me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin. Ne degen Fibank, bankieri personal do te te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese si edhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here. (Kliko ketu per me shume detaje)
Tarifa mujore e sherbimit elektronik FALAS
Gjenerimi i fjalekalimit te ri 1 EURO
Transfertat brenda llogarive te Fibank FALAS

Limitet e transaksionit

Limiti ditor per kunderpartite, pagesat e sherbimeve utilitare dhe pagesat e buxhetit => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.

Limiti ditor per te tjere => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.

Dega Virtuale

Lidhje e Shpejte