Fibank Bullgari - Banka e Klientit !

23 Qershor 2010 - Fibank ne Bullgari ka fituar çmimin "Banka e Klientit" ne konkursin "Cmimet vjetore bankare" organizuar nga gazeta "Pari" ne Bullgari. Fibank eshte vleresuar nga klientet duke u bazuar ne nje metodologji dhe  strukture jurie te re dhe duke ndjekur nje hulumtim online te zhvilluar ne te gjithe vendin. Kriteret per perzgjedhje si "Banka e klientit" perfshijne sherbimin e mire dhe profesional, kushte financiare te favorshme, vendndodhjen e volitshme te degeve, produkte dhe sherbime te shumellojshme dhe inovatore, fleksibilitet me klientet, preferencen nga klientet. Drejtor dhe anetar i bordit te Fibank, Yordan Skorchev pranoi çmimin e bankes nga Rumen Georgiev, drejtor ekzekutiv i "Armeets" AD gjate ceremonise zyrtare. Zoti Skorchev falenderoi per vleresimin e larte ne emer te manaxhmentit dhe te te gjithe punonjesve te bankes dhe theksoi faktin se besimi i klienteve eshte stimuli me motivues nga te gjithe per punen e skuadres.

 

 Aktiviteti Nderkombetar nga Fibank Bullgaria vleresohet nga Deutsche Bank
Fibank vleresohet nga Deutsche bank me cmimin prestigjioz “Straight-Through Processing (STP) Excellence” per vitin 2009. Ky çmim jepet per cilesi te jashtezakonshme dhe pajtueshmeri me standartet globale per pagesat nderkombetare. Fibank ka synuar gjithmone ti siguroje klienteve te saj produkte dhe sherbime financiare te cilesise se larte dhe ky cmim e verteton kete. Cmimi eshte shume i vleresueshem pasi ai eshte dhene nga nje partner si Deutsche bank, i cili eshte nje lider mbareboteror ne shlyerje dhe klering ne EUR, USD dhe GBP.

Fibank  eshte nje nga bankat lidere ne fushen e shlyerjeve nderkombetare me pjese tregu bazuar ne te dhenat e SWIFT-it : 5.75% (sent) and 7.39% (received) te pagesave nderkombetare ne fund te muajit Mars 2010 dhe me nje rrjet prej me shume se 600 banka korespondente ne te gjithe boten.